leoni

Meliza Haradinaj-Stublla: Papërgjegjësi kombëtare, Kosova voton në Shqipëri kurse Serbia ndërton në Mitrovicë

Meliza Haradinaj-Stublla: Papërgjegjësi kombëtare, Kosova voton në Shqipëri kurse Serbia ndërton në Mitrovicë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe figura të tjera nga skena politike në Kosovë votuan sot në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla e ka quajtur këtë “papërgjegjësi kombëtare”. “Papërgjegjësi kombëtare: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri. Pas tij nga Kosova kanë votuar edhe Liburn Aliu, Behxhet Pacolli, Shpejtim Bulliqi e të tjerë, ka shkruar ndër tjera Meliza Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …