Në historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si në anën organizative ashtu edhe në atë operative, nuk ishin të rralla familjet shqiptare që u angazhuan me tërë qenien e vet në shërbim të idealit për çlirim, për shtetësi të Kosovës e për bashkimin e trojeve etnike. Familjet e këtilla ndiqnin shembullin e Jasharëve të Prekazit e të Haradinajve të Gllogjanit, prandaj edhe duke u angazhuar me mall e shpirt në luftë, u bënë vatra emblematike me të cilat identifikohet Kosova dhe kombi shqiptar. Në radhën e familjeve të këtilla hyn edhe vatra e Markalleshëve të Vraniqit të Gjakovës. Përveç Markut, Kolës e Prenit, në altarin e lirisë, prej këtij gjiri familjar u nda për ta marrë Përjetësinë edhe Memë Zef Lleshi, dëshmor i kombit.
Memë Lleshi, vëllau i dëshmorit të kombit, Pren Lleshi, nipi i Markut e djalë axhe i Kolës, sot të gjithë dëshmorë të kombit, është i dur në fshatin Vraniq, komuna e Gjakovës, Famullia e Doblibarit, më 22 shkurt të vitit 1973, U rrit dhe u formua mbi traditat kombëtare të të parëve, të Markalleshëve të Vraniqit, familje kjo e regjur nëpër Iufta “herë me turk, e herë me shkja”. I ati, Zef Lleshi, i martuar me Hanën, lindën e rritën gjashtë djem e tri vajza; Prenin, Gegën, Nikën, Tomën, Memën e Dedën, ndërsa motrat: Jana e Tonia, më herët mbetën pa motrën Gjane. Shkollën edhe Mema, si të gjithë moshatarët, e nisi në Vraniq për ta mbaruar në Doblibar. Dëshira e madhe për t`i shkolluar fëmijët, e detyron Zefin që Memën ta regjistrojë në Shkollën e Mesme Ekonomike, dega e Tregtisë, në Gjakovë, me dëshirë që ta studiojë ekonominë në Universitetin e Prishtinës. Por qëndrimi i ashpër i Markalleshëve të Vraniqit ndaj regjimit serb, në njërën anë, dhe veprim-taria patriotike e manifestuar prej vëllezërve Lleshi, në demonstrata e protesta kundër dhunës serbe, nga ana tjetër, e vënë në shënjestër edhe Memën prandaj fillojnë ndjekjet dhe bastisjet më të shpeshta, e në vitin 1996 keqtrajtohet rëndë nga pohcia serbe, por edhe shtohen përcjelljet mbi lëvizjet dhe aktivitetet e vëllezërve Lleshi. I vëllai i madh, Preni, veç gjendej në mërgim, andaj çdo ndjekje shtrohej mbi Memë Lleshin.
Afërsia e madhe shoqërore me Haradinajt, tradita e gjatë luftarake dhe të kuptuarit e drejtë të shterrjes së mjeteve paqësore e motivuan Memën që ta kapë pushkën e t’u bashkohet Haradinajve dhe “Djemve të Gllogjanit”, që prej ditëve të para kur “Në Gllogjan u dha kushtrimi”. Në fshatin kazermë për rezistencën komëtare, Mema, me të vëllamë, Nikën, gjen Xhelal Hajdën – Tonin, Maliq Ndrecën, Idriz Balajn e Agim Selmanajn, gjen Gllogjanin e gatshëm për rezistencë deri në frymën e fun-dit; Qerimajt, Mehmetajt, Mustafajt, Selmanajt, Nimanajt e Sejfiajt. Pas luftimeve të përditshme në Rrafshin e Dukagjinit (Gllogjan, Shqiponjë, Cermjan, Logjë e Smolicë) dobësohet logjistika, prandaj në periudhën korrik – shtator Mema vepron në logjistikë; me mjetet familjare furnizon me karburante e materia1ushqimor Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit. Ishte i suksesshëm për këtë sektor të mobilizimit; luftëtar, i familjes së për-gatitur kombëtarisht dhe shok i ngushtë i Shkëlzen Haradinajt. Kështu, çerdhja e Markalleshëve bëhet nyje kryesore ku lidhej Rrafshi i Dukagjinit me-Anadrinin, nëpërmjet Xhelal Hajdës e Sahit Krasniqit, me Hasin nëpër-mjet Gaspër Karaqit e Gjon Preçit e së andejmi edhe me Vrrinin e Budakovën dhe çdo aktivitet i vëllezërve Lleshi drejtohej nga Haradinajt, Brahimajt, nga Fadil Nimani, Agim Zeneli e Xhelal Hajda. Madje shu.më shpesh, Mema së bashku me Daut Haradinajn e Mustafë Selmanajn vizitonte shtabet e Anadrinit; në Drinas, në Drenaj e në Rahavec. Aktiviteti logjistik i Memës kulmoi në sigurimin e korridorit logjistik dhe bartjen e armatimit, punë të cilat i kryente së bashku me vëllezërit; Gegën, Nikën e Tomën, kurse më vonë u bashkohet edhe Preni. Si luftëtar i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Mema shkëlqente në luftimet e Shqiponjës, së bashku me Brahimajt, Zenelajt e Agushët, të Cermjanit, te Diga e Radoniqit është krah për krah me Fadil Nimanin – Tigrin, e Xhelal Hajdën – Tonin, më 20 prill të vitit 1998, ndërsa në fshatrat e Anadrinit, Mema me vëllezër merr pjesë në betejat rreth Bardhatinit, Drinasit, Kromnikut e Gardhishtit, por vazhdon veprimtarinë logjistike me thyerjet e shpeshta të Pashtrikut veçanërisht pas 8 qershorit kur mbetet pa Haxhi Hotin – Lleshin. Në korrik 1998, Mema gjendet në luftime në Logjë, Kralan e Ratishë kurse gjatë betejave përreth Rahavecit arrin me një tog për t’i ndihmuar Xhelal Hajdës Tonit.
Më 7 gusht 1998, në fshatin Vraniq, forcat serbe përpiqen për t’i rrethuar Markalleshët. Sulmojnë “Cerdhen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, mirëpo bashkëluftëtarët e Memës; vëllezër, motra, xhaxhallarë e kushërinj, rezistojnë 3 orë, e në luftime të ashpëra nga afërsia. Marrin për-jetësinë: Marku me Kolën, ndërsa qëndresë heroike treguan: Gega, Nika, Toma, Lleshi, Martini, Nikolla, Dritoni, Pjetri, Agimi, Gjoni, Kastrioti, Zefi zihe vajzat: Zoja, Drania dhe Pashkja, ashtu siç e kishte përshkruar “kroni-ka popullore”:
“Mark’ Tuna dredh musteqen:
– Pusho plakë, mos ma ndjell t’keqen
Se s’osht dita sod për fialë
Po kush – trim e kush asht djalë
Le dalë në fushë t’mejdanit
Policisë së Slobodanit”
vargje këto që kujtojnë imazhet nga “Garda Krutane” e Kolë Jakovës, kën-duar për qëndresën heroike në fshatin Vinjallë të luftimeve të Skënderbeut. Rezistenca e familjes Lleshi u bë shembull i mbrojtjes heroike shqiptare nëpër shekuj, mbeti vazhdimësi e traditës shekullore të Derës së Markalleshëve për mik, për bukë, për kripë e zemër, mbeti simbol i vetëm-brojtjes deri në sakrificë dhe njëherit digë e fortë në të cilën hasi përroi dhunës dhe i krimeve të kriminelëve të Slobodan Milosheviqit, mbi famil-jet shqiptare. Këtu u shkatërrua “Eskadroni Famëkeq Ndëshkimor”, u thër-mua tërësisht dhe u paralizua për veprime të mëtejme, mirëpo nuk u shkatërruan skuadrat e rezistencës, sepse nuk u thyen Markalleshët, sokaqet e të cilëve u mbuluan me kufoma paramilitarësh e me teknikë të shkatërruar. Në fushën e nderit mbeti luftëtari i lirisë, plaku 70 – vjeçar, Mark Tuna, me Nipin Kolën dhe mbiu “Legjenda e Markalleshëve”, mbiu rapsodia që brez pas brezi do t’ua ruajë nderin dhe heroizmin të lënë amanet djalë pas djali.
Nga rrethimi, me luftë shpërthejnë Nikë e Tomë Lleshi, të cilët me gatishmëri për sakrificë arrijnë për t’u tërhequr, me familje. Memë Lleshi gjendet në krye të familjes; arrin t’i tubojë anëtarët e familjes, t’u prijë në thyerjen e Pashtrikut dhe t’i strehojë nëpër shokë e miq; por njëkohësisht vepron sërish në logjistikë, gjendet pranë pikave të logjistikës në Bajram Curr, në Vlahnë e Cahan, organizon, pret e përcjell luftëtarët e angazhuar në bartjen e “zjarrit të Lirisë”.
Aktivitetin logjistik e operativ e zhvillon deri në shtator të vitit 1998, kur sërish depërton në Kosovë, pasi ia lë lamturmirën e fundit Luan Haradinajt në Vlahnë të Hasit dhe u kthehet shokëve në vijat e frontit: Gllogjan, Shaptej, Gramaçel, Ratish, Dashinoc e Lumbardh, ku sërish është me Daut Haradinajn, Agim Selmanajn, Idriz Balajn, Maliq Ndrecën e Bujar Haradinajn, ndërsa kah Shqiponja sërish takohet me Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, Sadri Lokajn e Sahit Krasniqin, sot të gjithë dëshmorë të kombit.
Kthimi i të vëllait, Prenit, prej kurbeti, për Memën shënoi një krah më shumë; për Markalleshët një gisht e një qark më të fortë e për logjis-tikën e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit edhe një shtyllë më shumë në korridorin kah Hasi, për t’u lidhur edhe me Pal Çunin e Xhon Preçin. Beteja në Ratishin e Epërm, e 9 janarit të vitit 1999, e shtrirë kah fshatrat Dashinoc e Lumbardh, për Prenin e Memën u palua me kujtime krenare për një luftë të ashpër e “fyt për fyti” por edhe me dhembje për rënien e shokëve: Çel Sokolit, Zef Gjokajt e Nikë Hajdarit, jo larg “Urës së Pozharit” dhe qëndron krah për krah me Dautin, Bujarin dhe Shkëlzenin e plagosur.
Pas kësaj beteje, Memë Lleshi kalon kah Llugaxhia, ndërsa në luftimet e përgjakshme përreth Shqiponje e Kralani, ëndërron “Dasmën e Madhe për Lirinë e Kosovës”, ëndërron bashkimin e trojeve shqiptare dhe mbush faqet e ditarit edhe për dasmën e martesës me të fejuarën, Shqipen, bijë e Kabashëve të Gliogjanit të Nepolës së Pejës. Dhe krahas të gjitha ëndërrave për t’i përtërirë Markun e Kolën, atë fundjanar, i printe eshalonit për të kaluar nëpër pikat më të nxehta të korridorit logjstik të Hasit: Rakavinë, Kodrali, Doblibare, Marmull, Rrezinë, Bishtagjin, Smaq, Blinisht, “Guri i Madh” e deri në Goden, për të shpërthyer në Dobrunë. Këtë rreze të lëvizjes, Memë Lleshi e njihte mirë; ishte i gatshëm për ta shpërthyer çdo pritë, por nuk ia rnerrte mendja se ushtrisë dhe policisë serbe mund t’i ndihmonin aq shumë shqipfolësit e strukturuar si Lokale”.
Thyerja e pritës serbe te “Ura e Terzive” ishte edhe një fitore e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtu thyhen forcat serbe, ndërsa “Djemve të Dukagjinit” u mbeti që rrugëtimin ta vazhdojnë në drej-tim të Godenit, por pa dy shokë, sepse Kasim Shala e Hamdi Berisha mar-rin Përjetësinë. Kështu dita e 28 janarit, Memë Lleshin, së bashku rne të vëllanë Prenin, e gjen prapa ”Gurit të Madh”. Por mu përreth thepave të rnbuluar me dëborën e atij janari, sërish fillojnë luftimet për shpërthim me thyerjen e “Pritës së Godenit”. Sërish luftë e vrazhdë, riplagoset komandant Agim Zeneli, plagosen Sejdi Rama e Sahit Krasniqi dhe në “Stuhinë e Godenit” pranë të vëllait Pren Lleshi, merr Përjetësinë edhe Mema, ashtu siç i kishte pozicionuar rapsodi popullor. Trupat e pajetë të vëllezërve Lleshi i rrëmben policia e mbështetur nga ushtria serboçetnike dhe i varros në varrezat e qytetit në Gjakovë, madje në mënyrë shumë të fshehtë pas 8 – 9 ditësh. Rivarrimi u bëhet më 12 dhjetor 1999 në varrezat e fshatit Vraniq, ku sot në dheun e Kosovës, nën hije lisash shtrihen katër varre katër shtëpi të amshueshme për Markalleshët: Markun, Kolën, Prenin dhe Memën.
Me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të rënies, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me mirënjohje luftarake nderoi familjen Lleshi dhe dëshmorët: Markun, Kolën, Prenin dhe Memën. Po me mirënjohje këta dëshmorë u nderuan edhe nga Shtabi i Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, me nënshkrimin e komandantit Rarnush Haradinaj.
Rezistenca legjendare e Markalleshëve të Vraniqit u mbetet trashëgim të bijve, nipave dhe mbesave, u mbetet krenari vraniqasve dhe tërë Famullisë, Dukagjinit, Kosovës dhe të gjitha trojeve etnike, sepse kjo qëndresë u skalit në lapidarin e madh e në katër shtylla të kompleksit memorial pranë rajonales Gjakovë – Klinë, aty ku dikur truponin Mema e Preni në krye të çetave që ishin tmerr e trishtim për serboçetnikët, e kre-nari kombëtare për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit. Burrëria dhe trimëria e Prenit dhe Memës u skalitën në vargjet e fatosave të Bishtagjinit, të Doblibarit e të Gjakovës, parandaj edhe në ditarët e Teutës e të Fatos Lleshit, e në rapsoditë e Bajrush Dodës, Zekë Lleshit e Hysni Kelmenti. (S.C)