Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka thënë se si rrallë herë e pak kund tjetër, zgjedhjet lokale kanë rëndësi jetike për këtë komunë, sepse qytetarët e saj e kanë mundësinë të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm dhe profesionist me integritet siç është Bedri Hamza. Krasniqi theksoi se kësaj radhe për PDK-në, zgjedhjet lokale në Mitrovicë janë festë, sepse pas nëpërkëmbjes e degradimit të pashoq për tetë vite nga Agim Bahtiri, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza do ta vendosë këtë komunë në binarët e zhvillimit e progresit. Ai theksoi se nuk ka diçka që ju duhet qytetarëve të Mitrovicës, e që Bedri Hamza nuk do të ketë zgjidhje për të, prandaj ky është një rast unik për zhvillimin e Mitrovicës – qytetin e minatorëve, e zejtarëve e punëtorëve të zellshëm, për qytetin e sportit e kulturës, të traditës e zhvillimit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …