Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, ku në stadiumin e qytetit, “Rexhep Rexhepi”, ka prezantuar kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Krasniqi tha se për 20 vite me radhë, PDK dhe Drenasi kanë rrugëtuar bashkë, në ditë të mira, e në ditë të vështira, por kurrë nuk janë ndalur. Lideri i opozitës tha se me qeverisjen e kësaj partie, Drenasi që ndodhet në zemër të Kosovës ka përjetuar zhvillim të hovshëm e transformim për të vazhduar me sukses rritjen e perspektivës ekonomike për të gjithë qytetarët. Ai ka folur në Drenas edhe për profilin e kryetarit Ramiz Lladroci që e kanë vlerësuar të gjitha instancat mbikqyrëse të qeverisjes lokale, por edhe për dimensionin kombëtar e kontributin e tij dhe familjes së tij për çlirim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …