Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë ka degraduar dhe se për këtë fajtor është kryeministri Albin Kurti. Në seancën plenare ku Albin Kurti raportoi për takimin e tij me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, Krasniqi ka thënë se Kurti e ka pranuar që në marrëveshjen finale mos të ketë njohje të ndërsjellët. Pyetja e parë që duhet t’i bëjnë kryeministrit është “çka ka, çka s’ka… a ka ‘Zajednicë’, Asociacion….sepse me një fjali mbrëmë kryeministri i Kosovës e ka përmbysur krejt jetën e tij politike”. “Sot jemi dëshmitarë të degradimit të dialogut. Duhet ta përgëzojmë kryeministrin për sinqeritetin sepse mbrëmë tha se ‘ka Asociacion’, por loja me fjalë e ka afatin e skadimit dhe kryeministri duhet të reflektojë. Kapërcimin më të madh në politikën shqiptare e ka bërë Albin Kurti. Unë vërtetë mund të them se nuk ka bërë tradhti kombëtare por ka bërë ndaj ndjekësve të tij dhe militantëve, sepse u ka thënë se s’do të ketë asociacion. Nga njohja e ndërsjellët e ka pranuar mosnjohjen, ka deklaruar, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …