Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani pranuan që të shkohet në zgjedhje të reja në veri të vendit. Nuk është ndonjë befasi sepse ajo që ka definuar z.Kurti në çdo hap të trajektoret së tij politike, ka qenë një veprim i izoluar pa konsultuar. Nuk befasohem që ai nuk konsultohet me z. Rama apo me z. Grubi sepse ai nuk është konsultuar as me partnerët kryesorë të Kosovës. Z.Kurti nuk ka legjitimitet që të shkatërrojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar. Prandaj nuk mund të fshihet pas numrave sepse në jetën e përditshme ka një dështim drastik, në ekonomi, arsim e të tjera. Veprimet e fundit kanë tejkaluar çdo limit përkundër që nuk janë të reja”. Në Zubin Potok dhe Zveçan kanë fituar 2 kryetarë nga radhët e PDK-së, për të cilët Krasniqi tha se po e ushtrojnë detyrën në ambiente të tjera. Sa i përket tezës për të ribërë zgjedhje të tjera në veri të Kosovës, Memli Krasniqi tha se duhet të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, ndërsa theksoi se Kryeministri Albin Kurti nuk mund të flasë për asnjë zgjidhje në emër të dy kryetarëve të PDK-së. Ka një mënyrë që duhet të respektohen ligjet për të pasur zgjedhje të reja. Shpallja e zgjedhjeve ka qenë pasojë e gabimeve të Albin Kurtit, shtyrja ka qenë antikushtetuese. Albin Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që vijnë nga radhët e PDK-së”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …