Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë i pranishëm në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka thënë me këtë rast se në këtë ditë feste duhet të kujtojmë e nderojmë heronjtë që kanë kontribuar për liri. “Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore”, u shpreh ai. Krasniqi ndër të tjera ka thënë se amaneti i përbashkimit vjen që nga Skënderbeu, përcillet tek Ismail Qemaili e përfundon te Adem Jashari e UÇK-ja. Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit, u shpreh Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …