Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Aplikimi për anëtarësimin e vendit në KE është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar  se aplikimi për anëtarësimin e vendit  në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendje, pasi sipas tij, e kanë kërkuar të ndodhë sa më parë. “E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …