Memli Krasniqi: Askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj

Memli Krasniqi: Askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Dragash ku i mirëprit nga qytetarët e kësaj komune dh përkrahësit e partisë së tij, të cilët janë mobilizuar për ta mbështetur kryetarin Shaban Shabani, më 14 nëntor. Krasniqi  është shprehur se  askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj. “Siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdoj të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike. Vizioni i tij për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij.”, shkruan Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …