Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Ata që dëshirojnë ta shohin PDK-në në modelin e të bërit opozitë nga Vetëvendosja, duhet të dëshpërohen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ata që dëshirojnë ta shohin këtë parti në modelin e të bërit opozitë nga Vetëvendosja, duhet të dëshpërohen. Ai thekson se sjellja e dikurshme e partisë në pushtet nuk është traditë e PDK-së, duke shtuar se  partia që udhëheq e do shtetin më shumë sesa interesat partiake. Ne e duam shtetin tonë më shumë sesa interesat partiake dhe interesat parciale gjë që në të kaluarën është dëshmuar e kundërta nga kjo Qeveri kur ka qenë në opozitë. Çështja e dialogut është një çështje që kemi diskutuar shumë gjerë dhe gjatë. Dialogu duhet ta preokupojë qeverinë më shumë sepse është obligim i tyre. Por unë besoj që edhe kjo Qeveri me vonesë është duke kuptuar që edhe në të kaluarën marrëveshjet që janë bërë janë bërë në të mirë të Kosovës dhe në të mirën e qytetarëve tanë, konsolidimi i sovranitetit dhe sundimit i ligjit në të gjitha anët e vendit tonë. Por iu takon atyre që t’i qojnë tutje këto procese. Ne do të jemi afër qytetarëve për të diskutuar për preokupimet e tyre ditore”, tha  Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …