Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka sqaruar arsyet pse nuk ka kandiduar për postin e Kryeministrit, duke ia besuar këtë rol Bedri Hamzës. Krasniqi deklaroi se vendimet politike duhet të udhëhiqen nga përgjegjësia ndaj Kosovës dhe jo nga ambiciet personale. Sipas tij, Bedri Hamza është figura më e përshtatshme për ta udhëhequr vendin në këtë periudhë të vështirë. Unë besoj se në politikë nuk duhet të dominojë egoja personale. Kosova ka nevojë për një lider të aftë dhe të përkushtuar, dhe jam i bindur që Bedri Hamza është zgjedhja më e mirë për Kryeministër. Ai ka përvojën dhe vizionin për ta nxjerrë vendin nga situata e rënduar ku ndodhet sot,” tha Krasniqi. Kosova ka nevojë për një qasje të re – një qeveri që guxon të ëndërrojë dhe të realizojë projekte të mëdha. Bedri Hamza mund ta bëjë këtë, duke e rikthyer vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik, përfundoi Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se …