Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Deklarata si ato që i shkroi, Qemal Aliu, bëhen nga njerëz që iu ka shpërlarë truri për një kohë të gjatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryetarit të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime i cili tha se Shtimja pas 22 vitesh është përsëri e lirë. Ai tha se kjo deklaratë është shqetësuese kur flasim për një vend ku janë kryer masakra të tmerrshme gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këso deklarata bëhen kur njerëzve ju ka shpërlarë truri për një kohë të gjatë. “E kam parë sot një postim të kryetarit të ri të Shtimes që thotë u çlirue Shtimja pas 22 viteve. Kryetari i VV-së në Shtime që i ka marrë votat e qytetarëve, publikisht, realisht sub-teskti i tij është që në kohën e Millosheviqit Shtimja paska qenë e lirë”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …