Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, iu ka përgjigjur deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi kryeministrin Albin Kurti në përpjekjen e tij për të shkatërruar PDK-në. Krasniqi deklaroi se PDK-ja operon sipas agjendës së saj dhe nuk ndikohet nga veprimet e Kurtit. Nuk jemi ne fëmijë që të na mashtrojë Albini. Me zotin Haradinaj kemi pasur edhe listën e përbashkët, por nuk kemi absorbuar njëri-tjetrin. Ai i ka votat e tij, PDK-ja i ka të vetat, dhe nuk ka kurrfarë koalicioni. Te LDK-ja, Kurti nuk e ka absorbuar partinë, por Vjosa Osmanin, pasi kandidatja me rezultatin më të madh të LDK-së udhëhoqi listën e Kurtit. Gjërat janë më të qarta dhe më të thjeshta. Nuk i frikësohem Albin Kurtit në asnjë mënyrë. Nëse qëllimet politike të PDK-së, të shprehura që 10 muaj, sot përputhen me ato të Kurtit për arsye që mua nuk më interesojnë, dhe ai është i gatshëm të shkojë në zgjedhje ashtu siç kemi kërkuar, unë nuk duhet të ndryshoj qëndrimet sepse nuk frikësohem prej Albin Kurtit”, saktësoi, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …