Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e vizitës zyrtare në Tiranë, ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve. Aipërmes një postimi u shpreh se takimet me Kryeministrin Rama, më shumë sesa zyrtare, gjithmonë janë miqësore e vëllazërore. “Edhe sot, në vizitën time të parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Kryetarit të PDK-së, kisha kënaqësinë të takoj Kryeministrin Edi Rama, për një drekë pune. Me Kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë institucional. Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë.”, tha Krasniqi. Lideri i PDK theksoi se me Kryeministrin Rama diskutuan edhe për rolin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të të dy shteteve tona. “Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit.”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …