Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është cituar të ketë deklaruar se dialogu ka qenë dhe vazhdon të mbetet një instrument i palternativë për të arritur synimin e Kosovës për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të dyanshme me Serbinë. Sipas tij, kjo marrëveshje do ti hapte Kosovës perspektivën për anëtarësim në OKB. “Ky ka qenë synimi ynë nga fillimi kur kemi nisur procesin e dialogut. Por, fatkeqësisht, ajo që kemi vërejtur në një vit qeverisje nga Albin Kurti është që, dialogu nuk ka avancuar. Fakti që ka pasur vetëm dy takime të nivelit të lartë, pa ndonjë rezultat konkret por më shumë shou politik, nuk lë shumë hapësirë për të pasur shumë optimizëm për qasjen e kësaj qeverie. Memli Krasniqi ka thënë se i ofrojnë mbështetjen e tyre kryeministrit, Albin Kurti në procesin e dialogut, por jo pa kushte.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …