Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar aktivitetin diplomatik të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ai ka deklaruar se me deklaratat e komentet e saj po e turpëron Kosovën. Diplomatëve që merren me çështjen e Kosovës iu vjen keq kush e përfaqëson vendin, pasi është e vështirë me gjesh fjalë për paaftësinë e saj dhe turpërimin që po na bën kudo ku po shkon. Është e pabesueshme me kend do që flet prej diplomatëve ndërkombëtarë që e përcjellin Kosovën iu vjen keq për neve, ajo na ka turpëruar. ka thënë Krasniqi. Kryetari i PDK-së ka kritikuar Gërvallën edhe për qasjen ndaj Bashkimit Evropian kur ajo e quajti BE-në ”tigër prej letre“ në aspektin e sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …