Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është miratuar kërkesa e deputetit Përparim Gruda për evidentimin e dorëheqjeve individuale të kryeministrit dhe ministrave në procesverbal. Sipas Krasniqit, kjo është një pikë kyçe që i hap rrugë zhbllokimit të situatës politike në vend. Ai theksoi se përmes këtij hapi është krijuar mundësia për votimin e raportit dhe për kryerjen e betimit të deputetëve të rinj. “Dorëheqja është evidentuar qartë dhe individualisht, siç ka qenë e kërkuar”, deklaroi ai. Ky zhvillim pritet të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja. Zhbllokimi institucional konsiderohet thelbësor për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të Kosovës. Procesi vjen pas dy tentimeve të pasuksesshme për konstituim të legjislaturës së re.
