Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë sa u përket punësimeve, ka thënë se është shumë e padrejtë të punësohen familjarët në ndërmarrje publike. “Është shumë dekurajuese për njerëzit që janë në kërkim të një pune. Realisht e ndjen veten keq kur lexon për këto raste si çdo qytetarë tjetër, edhe për faktin se je pjesë e kësaj klase politike”. Edhe në të kaluarën kanë ndodhur punësime partiake, por asnjëherë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë. Kjo çështje duhet të diskutohet edhe në Kuvend dhe të ndiqen dhe parandalohen këto raste. Krasniqi ka thënë se çdo ditë po takon njerëzit të PDK-së dhe ata janë shumë të shqetësuar për këto raste. “Është paragjykuese se njerëzit e PDK-së janë të punësuar me shumicë në institucione”.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …