Memli Krasniqi është pritur në takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq

Memli Krasniqi është pritur në takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Krasniqi është pritur në Uashington, në një takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq. Ai e ka falënderuar drejtorin Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë në Kosovë – si fundament i fuqizimit të shtetësisë sonë. “Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një aleat i besueshëm dhe pazëvendësueshëm përgjatë ngritjes së shtetit tonë, andaj, fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mëtutjeshëm në këtë periudhë të sfidave të kohës, është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …