Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB. Edi Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”, ka shkruar kryetari i PDK-së. Faleminderit kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …