Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Memli Krasniqi: Gjykata Speciale është padrejtësi historike, do t’ia shohim sherrin për një kohë të gjatë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, të cilës Kosova do t’ia shohë sherrin. Krasniqi ka thënë në “TVDukagjini” se deputetët e koalicionit janë iniciatorët e nismës për shfuqizim të Speciales. “Presidenti Thaçi edhe në ditën kur është votuar Gjykata Speciale ka thënë që kjo është padrejtësi historike, edhe është absolutisht padrejtësi historike të cilës kemi me ja pa sherrin për një kohë të gjatë”, ka thënë Krasniqi. Ai i është kundërpërgjigjur ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili natën e 22 dhjetorit, kur u tentua shfuqizimi i Speciales, e cilësoi si natën më të rrezikshme të Kosovës që nga lufta. Krasniqi ka thënë se Kosova ka pasur shumë net të tjera më të rrezikshme, se ajo kur u tentua shfuqizimi i Speciales.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …