Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi beson se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mbahen padrejtësisht në burgun e Gjykatës Speciale dhe së paku duhet t’u jepet mundësia të mbrohen në liri. Unë kam kontaktuar në mënyrë sporadike me z. Veseli dhe me z. Thaçi pasi që kam marrë përgjegjësinë e kryetarit të PDK-së. Më herët kam komunikuar më shpesh, dëgjohemi me ta herë pas here sepse ju duhet të konsideroni edhe diçka, përtej që kam bashkëpunuar me ta dhe kam qenë nënkryetar i të dyve, unë kam edhe raporte miqësore dhe personale me ta, andaj mungesën e tyre e ndiej edhe në aspektin emocional dhe personal përtej atij vetëm politik dhe normalisht që pres me padurim që të shkoj t’i vizitoj në Hagë. Duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të virusi edhe brenda burgut, u anulua, mirëpo ende qëndron në fuqi e drejta vetëm e ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitojë por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, shtoi Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …