Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie. Krasniqi ia ka konfirmuar Delawies qëndrimin e PDK-së pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka theksuar se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe ka shprehur bindjen se ky konsensus do të rritet. Ndërsa ambasadori Greg Delawie, ka theksuar rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i demarkacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …