Kryetari i PDK-së. Memli Krasniqi ka deklaruar se Institucionet tona do të angazhohen për ta hequr përgjithmonë imazhin e rëndë që ka lënë mbi UÇK-në raporti i Dik Martyt. Ai i ka shprehur mirënjohje shtetit shqiptar për dorëzimit në Këshillin e Evropës të rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë muajin e kaluar. Krasniqi ka thënë se ky është hapi i parë në rrugën tonë të përbashkët drejt konfirmimit të së vërtetës, të drejtës e drejtësisë. Memli Krasniqi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen në lobim tek miqtë ndërkombëtarë, veçanërisht në Këshillin e Evropës, për siç ka thënë ai, ta hequr përgjithmonë perden e imazhit të rëndë që ka hedhur mbi UÇK-në, raporti fantom i Dick Martit.
