Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit, duke folur për grevën në arsim, ka kritikuar keqqeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai para deputetëve, ka deklaruar se investimi më i madh që ka bërë Qeveria në këto dy vite të mandatit është ndarja e shoqërisë në tabore – “ja me ne, ja me ata”. “Këtu veç ne edhe ata bashkë nuk ka pasur. Është e dhimbshme se çfarë mendësie ia kanë veshur idesë së pushtetit dhe përgjegjësisë politike qeverisja e Albin Kurtit”, është shprehur mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …