Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova është në ditët më të vështira që nga çlirimi. Sipas tij, vendi është në një depresion me njerëzit të cilët presin para ambasadave për një vizë për t’u larguar. Jeni dëshmitarë se aktualisht Kosova është në ditët më të vështira të saj që nga çlirimi i vendit. Ekonomia e vendit tonë nuk po zhvillohet, shtetësia jonë po kontestohet, lufta jonë për liri po gjykohet, ndërsa qeveria jonë nuk ka zgjidhje për asnjë nga krizat e njëpasnjëshme që i ka prodhuar vetë dhe çka ka sjellë kjo gjendje sot, një frymë depresioni. Familjet janë në krizë sociale, puna është e pamjaftueshme dhe perspektiva shihet duke pritur për një vizë në ambasada të huaja. Gjendja është e rëndë”, ka thënë Krasniqi gjatë Konventës së Shtatë të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …