Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se dallimet thelbësore mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e bëjnë të pamundur një koalicion mes tyre pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Këto dallime nuk lidhen vetëm me qasjet për të kaluarën, por shtrihen edhe në vizionin për të ardhmen, duke përfshirë ekonomi, ndërhyrje shtetërore, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes. Ne nuk e shohim ekonominë njëjtë, as ndërhyrjen e shtetit njëjtë, as të drejtat e njeriut njëjtë. Ne nuk e shohim as lirinë e shprehjes njëjtë. Dallimet tona janë jashtëzakonisht të mëdha. Nuk jemi në garë për t’u kthyer në pushtet për hir të pushtetit,” tha Krasniqi. Ai shtoi se PDK-ja preferon koalicione me partitë opozitare për të ndërtuar një qeveri që pasqyron vlerat dhe vizionin e saj politik.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …