Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kujdesin vëllazëror që sipas tij ai po tregon ndaj Kosovës. Krasniqi ka shkruar se Rama me vizitën e tij sot në Hagë te ish-presidenti Hashim Thaçi, u kujdes për Kosovën dhe rikujtoi se vlerat solidare “janë të përtejkufijshme” siç ishin në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për liri. “Falemnderit nga zemra kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij”.“Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë. Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …