Memli Krasniqi

Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive, që i kanë dhënë në këto 11 ditë të para të fushatës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që  i kanë dhënë në këto 11 ditë të para të fushatës. Ai  është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re për vendin.  Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër. Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë, ka shkruar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, në Prekaz të Drenicës

Më 22 janar  të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë  familjen Jashari, …