Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi kërkon që më një darkordim të gjitha partive politike vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve

Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me bojkotimin e seancës së sotme nga deputetët e pozitës dhe mos pjesëmarrjen e kabinetit qeveritar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për bojkotimin e seancës së sotme nga deputetët e pozitës dhe mos pjesë marrjen e kabinetit qeveritar, ku në rend ditë ishte rezoluta për përkrahjen e Policisë së Kosovës. Ai ka shkruar  se pushteti e do policinë vetëm për mburrje dhe refuzon që ta ndihmojë e ta forcojë. Sot, për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejtë dhe konkretisht Policinë e Kosovës. Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëve të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë. PDK-ja nuk do të ndalet. Ne do të insistojmë, përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që këtë Rezolutë ta miratojmë. Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …