leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi ka reaguar ndaj refuzimit të ankesës së ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj refuzimit të ankesës së ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit. Ai ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm, i rrezikshëm, por edhe që cënon vlerat demokratike të Kosovës. Krasniqi ka akuzuar Qeverinë për qasjen, duke thënë se ka qasje diktatoriale. “Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga paniku, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, shkroi Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …