Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai theksoi se i kërkoi Lajçakut në takim që të luajç rol ndihmues për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre. Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm, ka nënvizuar, me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …