leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike është mbledhur pak ditë para mbajtës së Konventës ku do të zgjidhet kryetari i i ri i këtij subjekti. Ndërkaq, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e PDK-së. Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se kjo parti ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës. Ai tha se përtej një subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës është projekt madhor kombëtar e identitar që i ka dhënë fizionominë lirisë, pavarësisë dhe shtetit sovran. Ndërkaq, emrat më të përfolur që mund ta vazhdojnë drejtimin e PDK-së janë edhe Enver Hoxhaj, që aktualisht, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Përpos këtyre katër emrave, është përmendur edhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …