Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për komunikimin e tij me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e partisë, Kadri Veseli. Krasniqi ka pranuar se është dëgjuar me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, Ai nuk ka treguar detaje nga kjo bisedë por tha se kur kanë mundësi të komunikojnë nuk flasin shumë për pjesën politike e partiake. “Nuk mund të komentojë atë pjesë. Normalisht që jam dëgjuar me ta. I kam edhe miq, kam punuar me ta prej viti 2004 me Hashim Thaçi pastaj edhe me Kadri Veselin. Kam komunikim herë pas here me ta, varësisht prej mundësive që i kanë. Duhet të them, nuk flas shumë për pjesën politike, saktësoi, Memli Krasniqi.
