Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Memli Krasniqi: Kërkesat dhe propozimet që i ka dhënë PDK-ja për dialogun me Serbinë janë pranuar si qasje e re

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, vlerëson se kërkesat e propozimet që i ka dhënë ai dhe partia e tij për dialogun me Serbinë janë pranuar dhe po bëhen pjesë e qasjes së re. Mua më vjen mirë që kërkesat dhe propozimet që i kemi dhënë si PDK dhe unë personalisht në të gjitha takimet qoftë me zotëri Eskobar qoftë edhe me Lajçak tashmë janë duke u pranuar dhe po bëhen pjesë e qasjes së re. Ne kemi thënë qysh herët që të ketë afatizim sa i përket procesit të dialogut. Kemi kërkuar që të mosdiskutohen ndaras temat teknike”, ka deklaruar Krasniqi. Edhe në takimet që kam pasur në Uashington e Bruksel që është duke u pranuar kjo qasje pa çka se është me vonesë sepse kemi mundur që një qasje të tillë ta kemi qysh vitin e kaluar. Megjithatë pa dashur që të komentoj afatet unë jam i sigurt se sikur të ketë një përkushtim një fokus nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit për të quar tutje procesin e dialogut dhe për të punuar në drejtim të arritjes së aspiratave shtetërore konsideroj që një gjë e tillë është e mundshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …