leoni

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: Komisarët e kryeministrit Albin Kurti po përpiqen ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend dhe mos-transmetimit të seancës në RTK, ka thënë se komisarët e kryeministrit Albin Kurti po tentojnë ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën. I zënë pamohueshëm në flagrancë duke vepruar kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve, pushteti ka zgjedhur ikjen, fshehjen dhe me këtë rast, edhe turpin. Ata nuk u paraqitën në Kuvend, të paktën që të marrin kapelat e zeza që ua bëmë dhuratë”, ka shkruar Krasniqi, duke shtuar se më nuk ka dyshime që shteti është i kapur nga Kurti dhe vartësit e tij. Tash kanë mbetur vetëm dy gjëra para se kjo qeveri të bie për t’u mos u kthyer më: prokuroria të bëjë punën e saj dhe qytetarët të votojnë për largimin e saj më 9 shkurt të vitit 2025. Rikthimi i Kosovës në drejtimin e duhur, të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik, e ka vetëm një adresë: Bedri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë, Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …