Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Komisioni për MSA do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

Sot është mbajtur takimi koordinues për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE-Kosovë. Memli Krasniqi pas këtij takimi tha se ky ishte takimi i parë i këtij komisioni në këtë përbërje, ku janë dakorduar për takimin i cili do të mbahet me 17 dhe 18 në Strasburg të Francës.

“Ky delegacion për këtë mandat, në këtë përbërje u takua sot për herë të parë, në vigjilje të takimit të parë të komisionit të përbashkët, që do të mbahet gjatë kësaj jave në Strasburg. Me kolegët e komisionit, të delegacionit të Kosovës, ne diskutuam të gjitha pikat që ndërlidhen me takimin e radhës. Komisioni i përbashkët BE-Kosovë, për MSA-në është një ndër komisionet me të rëndësishme, që  vlerëson jo vetëm zbatimin dhe zbatueshmërinë apo avancimin në kuadër të MSA-së, por dhe të gjitha zhvillimeve tjera. Në kuadër të raportit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së, në të gjitha zhvillimet e fushave të ndryshme. Më vjen mirë që kishim një frymë konstruktive të bashkëpunimit për ta përfaqësuar, në mënyrën më të mirë të mundshme republikën e Kosovës, në këtë takim që do të mbahet me datat 17 dhe 18, në Strasburg të Francës”, tha ai. Komisioni takimin e ka mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa pas takimit përveq Krasniqit askush nuk ka folur për media.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …