Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të tryezës së partive politike të organizuar nga Partia Socialdemokrate tha se sot kanë pasur një takim shumë konkret, ku është diskutuar për një temë që është shumë aktuale dhe e rëndësishme, atë të dialogut me Serbinë. Ai tha se për PDK-në, dialogu me Serbinë nuk është çështje që i takon një partie apo koalicioni. Është çështje e fatit të disa gjeneratave, po flasim për të arritur një paqe mes dy shteteve të pavarura për të përfunduar një konflikt të ngrirë mes dy vendeve. Konsensusi për dialogun me Serbinë është shumë i dëshirueshëm dhe se gjithëpërfshirja në këtë proces është e nevojshme, tha Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …