Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar se Kosova është në ditët më të rënda prej që është shpallur shteti i pavarur dhe se nuk pajtohen me një Kosovë që fëmijët e vet i rritë për t’i hedhur nëpër botë, e mbi të gjitha nuk pajtohen me një vend që talentëve të rinj iu shërben si trampolinë për vende të huaja. Krasniqi fillimisht u ndal te 23 vjetori i themelimit të PDK-së, ku tha se nuk ishte e rëndësishme vetëm për anëtarët e kësaj parti por themelimi i PDK-së ishte moment i rëndësishëm edhe për vet Kosovën sepse me themelimin e saj e ardhmja e vendit të pavarur u vendos në trajektore të qëndrueshme e të përhershme. Ai tha se para tre javësh përmes Konventës së Gruas shënuan hapin më të guximshëm politikë, drejt emancipimit politik dhe shoqërorë, atë të barazisë së njëmend mes gjinive të cilën PDK do ta zbatojë sepse duhet të ketë gra dhe burra të barabartë. Kurse, tash sipas tij, është radha për rininë sepse kjo i duhet Kosovës e cila nuk është në ditë më të mira të saj. Nuk pranojmë të pajtohemi me një Kosovë që fëmijët e vet i rrit për t’i hedhur nëpër botë, e mbi të gjitha nuk mund të pajtohemi me një Kosovë që talentëve të rinj iu shërben si trampolinë për vende të huaja“, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …