Memli Krasniqi: Kryeministri, Albin Kurti e kryetarja, Vjosa Osmani, në vazhdimësi po krijojnë kriza të panevojshme

Memli Krasniqi: Kryeministri, Albin Kurti e kryetarja, Vjosa Osmani, në vazhdimësi po krijojnë kriza të panevojshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani. Ai pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat në raport me institucionet e Kosovë. Sipas tij, nuk ishte e lehtë që nga partnerët strategjik të Kosovës të dëgjohen ankesa karshi veprimeve të institucioneve të Kosovës. Më tutje, Krasniqi, ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë që të ketë konsultime ditore me të gjitha personat përgjegjës edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në atë pjesë. Kryeministri Albin Kurti e zonja  Vjosa Osmani po krijojnë kriza të panevojshëm në vazhdimësi. Kryetarja, Vjosa Osmani si komandante supreme deri më tash nuk ka dhenë deklarim zyrtar lidhur me përjashtim e Kosovës nga ushtrimi më i madh “Mbrojtësi i  Evropës 2023”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …