Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se vendimi për mosdekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit nga presidentja Vjosa Osmani është konfirmim i asaj që ka thënë kryeministri Kurti në Kuvend të Kosovës. Sipas Krasniqit, kryeministri kishte thënë se prokurori Blerim Jusufaj nuk do të bëhet Kryeprokuror Shteti. Presidentja na ka konfirmuar atë se çfarë e ka deklaruar kryeministri para disa muajve në Kuvendin e Kosovës, që kurrë sa të jem unë kryeministër ky njeri nuk bëhet kryeprokuror dhe ky është konfirmim. Memli Krasniqi vuri në dukje se kjo është hera e parë që ndodhë në histori të Kosovës dhe njoftoi se PDK-ja menjëherë pas këtij veprimi, ka mbledhur ekspertët, për t’u shqyrtuar nëse një gjë e tillë duhet të ketë përgjigjeje e adresimit në gjykatën kushtetuese ose jo.