Sot janë bërë 24 vjet kur forcat Ushtarake e policore serbe kryen masakrat të më të çmeriturat në Poklek dhe në Çiktaovë të Vjetër të komunës së Drenasit. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar viktimat e kësaj masakre, ndërsa ka veçuar faktin se nga 54 të masakruarit mizorisht, 23 prej tyre ishin fëmijë. Ai ka shkruar me këtë rast se sa më shumë që po kalojnë vitet, aq më shumë na shtohet dhembja e pikëllimi, kur dihet që asnjë nga kriminelët serbë, pjesëmarrës në këtë masakër, nuk ka dalë para drejtësisë deri më sot. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime – derisa ato të zbardhen dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës! Ka shkruar me këtë rast Memli Krasniqi, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …