Memli Krasniqi: Kurti sërish mashtron për marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n lidhur me praninë e FSK-së, në veri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar në deklarimin e kryeministrit Albin Kurtit ,i cili e quajti veprim katastrofal nënshkrimin e marrëveshjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO-në për shkuarjen e FSK-së në veri. Krasniqi tha se Kurti tash e disa herë është duke mashtruar sa i përket këtij vendimi. Që disa herë del e mashtron për letrën e dakorduar me NATO-n. Aty nuk thotë në asnjë pjesë që FSK-ja nuk mundet me shku në veri, por thuhet që duhet të shkohet  në pajtim me NATO-n”, tha ai. Më tutje, Krasniqi tha kritikoi Kurtin edhe për draftin e Asociacionit. “Kryeministri po flet, s’po ndalet, po kthehet temë mas teme e vetëm për temën që e kemi thirrur s’po tregon drejt. Unë e kam pyetur dy herë a bazohet ky draft i fshehur i Asociacionit në Marrëveshjen e 2013. Ky po e kritikon atë marrëveshje e s’po thotë as po e as jo. Marrëveshjen franko-gjermane e ki obligim edhe pse se ke nënshkrua sepse BE-ja na e ka bërë obligim edhe në kuptimin tonë në integrimit evropian dhe euro-atlantik. Tek neni 7 ti e ke pranuar një autonomi politike për serbët, por çfarë është më e keqja edhe tek neni 6 e ke pranuar një formë të të Kishës Ortodokse Serbe.”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …