Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kuvendi dhe Qeveria e re do të formohen brenda 15 ditëve. Sa i përket thirrjes së Ramush Haradinajt për takim me krerët e partive tjera jashtë koalicionit PAN, ai u shpreh se koalicioni është i hapur për të gjitha partitë. “Tash ka filluar të rrjedh afati prej 30 ditësh për mbajtjen e seancës. Normalisht që duhet të mbahet brenda këtyre ditëve por ne besojmë se nuk do të ketë ndonjë pengesë shumë të madhe. Besoj se në pjesën e parë të këtij afati do të mbahet edhe seanca konstituive dhe do të bëhet edhe betimi i Qeverisë”, ka thënë Krasniqi për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …