Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me lidershipin e partisë, kanë pritur sot në Prishtinë udhëheqësit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), partisë pan-evropiane që mbledhin rreth vetes partitë liberale nga mbarë Evropa. Delegacionin e ALDE-s, të prirë nga bashkë-presidenti i saj, Ilhan Kiunçuk, Kryetari Krasniqi i njoftoi për zhvillimet dhe reformat që ka ndërmarr PDK-ja së fundmi Krasniqi foli për iniciativat e fundit rreth fuqizimit të rinisë e posaçërisht grave, me theks të veçantë për vendimin e PDK-së për barazi gjinore në përfaqësim, 50/50, në të gjitha strukturat dhe organet vendimmarëse. Drejtuesit e ALDE-s u interesuan po ashtu edhe për zhvillimet e fundit aktuale politike në vend dhe për qëndrimet e PDK-së lidhur me to. Kjo vizitë e drejtuesve të ALDE-s vjen pas shprehjes së vullnetit të PDK-së për anëtarësim në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, në Kongresin e mbajtur nga 2 deri 4 qershor të këtij viti në Dublin të Irlandës, ku i pranishëm ishte Kryetari Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …