Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me Bedri Hamzën në krye të Mitrovicës zhvillimi ka marrë hov. “Me Bedriun kryetar, Mitrovica ka marrë hov të ri zhvillimi dhe qytetarët çdo ditë po e ndjejnë kujdesin, angazhimin e ndryshimin pozitiv të qeverisjes së mirë. Krenar me punën e tij dhe të ekipit të mrekullueshëm të PDK-së”, ka shkruar Krasniqi. PDK-ja e kishte humbur Mitrovicën në vitin 2013, për ta fituar tetë vite më vonë duke e mundur Agim Bahtirin, i cili mandatin e tretë e synonte si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …