Memli Krasniqi, mori pjesë në dekorimin e tre ish kryetarëve të Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu e Bamir Topi

Memli Krasniqi, mori pjesë në dekorimin e tre ish kryetarëve të Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu e Bamir Topi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Drenasit, me rastin e dekorimit të tre ish-presidentëve të Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi me titullin “Qytetar Nderi”, nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Me këtë rast, Krasniqi  ka vlerësuar lartë kontributin e tre ish-presidentëve të Shqipërisë dhënë për Kosovën. Ata udhëhoqën Shqipërinë dhe e pasuan njëri-tjetrin në këtë detyrë përgjatë tri periudhave kyçe për Kosovën – gjatë luftës, pas çlirimit dhe në kohën e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, duke qenë përherë promotorë të kërkesave tona.  Urimet më të mira për ish-presidentët Meidani, Moisiu e Topi. Sinqerisht mirënjohës për kontributin e tyre për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 …