Memli Krasniqi

Memli Krasniqi në Bruksel: BE të liberalizojë sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretarin për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, si dhe me Kryesuesin e Grupit të Miqësisë me Kosovë në Parlamentin Europian, Lucas Mandl. Temat që u shtjelluan në këto takime ishin mbështetja e Parlamentit Europian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thellimi i bashkëpunimit politik me BE-në për t’i hapur rrugë integrimit evropian të Kosovës në tërësi, si dhe fuqizimi i shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kryetari Krasniqi dhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, njëherit eurodeputeti gjerman nga Partia Popullore Europiane, David McAllister, gjatë takimit diskutuan për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht në Kosovë, me theks të veçantë tek prioritetet e politikës së jashtme të vendit tonë.

Memli Krasniqi  ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, me të cilën kanë folur për nevojën e vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, por edhe për nevojën që Këshilli Europian sa më parë të marrë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. “Raportuesja Von Cramon është njëra ndër përkrahëset më të mëdha të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin e saj në raport me këtë çështje tejet të rëndësishme për vendin tonë.”, tha Krasniqi. Edhe në takimin me eurodeputetin austriak dhe raportuesin për Kosovën të Partisë Popullore Europiane, njëherit Kryesuesin e Grupit të Miqësisë me Kosovë në Parlamentin Europian, Lukas Mandl, kreu i PDK-së theksoi nevojën e pashmangshme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse ka vite që janë përmbushur kriteret e kërkuara për këtë proces. “Eurodeputetin Mandl e falënderova për angazhimin e tij në këtë pikë, i cili u pajtua se mundësimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës është urgjent dhe shumë i rëndësishëm. Po ashtu, Mandl, i cili ishte Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë, na përgëzoi për nivelin e lartë të demokracisë të treguar në këtë proces nga i tërë spektri politik në Kosovë.”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …