Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar anëtarët e Këshillit Drejtues të partisë që pas diskutimeve e debatit të hapur, miratuan Kryesinë e re që, që sipas tij, do ta udhëheqë PDK-në drejt rikthimit në fitore të reja për Kosovën dhe qytetarët pa dallim. Krasniqi ka thënë se në Kryesinë e PDK-së ka njerëz të devotshëm, që si të rinj kanë besuar e janë rritur organikisht në PDK.“Kryesia përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë përvojë në politikën kosovare jashtë PDK-së, e të cilët, tashmë janë të bindur se vetëm brenda PDK-së e me PDK-në, Kosova ecën në rrugën e duhur të zhvillimit e integrimit, përvoja e të cilëve e plotëson mozaikun tonë gjithëpërfshirës e të pa alternativë”, tha ai. Krasniqi ka theksuar se kjo është një kryesi, që e lidhë çdo hallkë të PDK-së, të përvojës së saj, të identitetit të saj, të profesionalizmit dhe qeverisjes së saj, dhe të perspektivës së saj në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …