Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar që Qeveria e Kosovës në takimin e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, të adresohet përndjekja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet. Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, siç ndodhi gjatë këtij viti, është i papranueshëm dhe cenon raportet tona ndërshtetërore. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që raste të tilla, të cilat po ndodhin tani me qeverinë e re në Maqedoni të Veriut, të mos përsëriten më. Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të ngritin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cenohet askujt dhe askund. Megjithatë, para çfarëdo mbledhjeje tjetër, Kosova duhet ta rikthejë traditën e mirë të takimeve me Shqipërinë, një praktikë e rëndësishme për unitetin dhe bashkëpunimin ndërshqiptar, e cila është ndërprerë nën qeverinë aktuale të Albin Kurtit” ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …